Funksionet e mbështetjes së zërit

Zgjedhja e altoparlantëve

Ting. > Cilësimet e altoparlantit > Dalja e zërit e televiz. Provo tani

Kjo mundëson zgjedhjen e altoparlantëve që përdor televizori për daljen e audios. Për të dëgjuar audion vetëm nëpërmjet altoparlantëve të marrësit të lidhur ose të sistemit të kinemasë, zgjidhni Marrësi ose Dalja e audios. Për të dëgjuar audion njëkohësisht nëpërmjet altoparlantëve të televizorit dhe altoparlantëve të marrësit AV të lidhur ose të sistemit të kinemasë, zgjidhni Altopar. TV. Nëse kjo shkakton efekt jehone, zgjidhni cilindo opsion të altoparlantëve, përveç Altopar. TV, për të heshtur altoparlantët e televizorit ose për të fikur marrësin ose sistemin e kinemasë.

"" Përdorimi vetëm i altoparlantëve të jashtëm çaktivizon butonin e volumit dhe funksionin e heshtjes. Përveç kësaj, çaktivizohen edhe disa opsione të Ting..

Përcaktimi i llojit të instalimit të televizorit

Ting. > Cilësimet e altoparlantit > Altopar. TV > Lloji i instal. të telev.

Specifikoni llojin e instalimit të televizorit. Zgjidhni ndërmjet Montim në mur dhe Mbështetësja për të optimizuar automatikisht zërin e televizorit.

Dëgjimi i zërit të televizorit nëpërmjet zërit Wi-Fi ose Bluetooth të Samsung-ut

Ting. > Cilësimet e altoparlantit > Altopar. TV > Cilësimet SoundShare

Lidheni televizorin me pajisje audio Samsung për zë më të pasur dhe më të qartë. "" Ky opsion disponohet vetëm për pajisjet audio Samsung që mbështesin SoundShare.

"" Nuk mund të përdorni njëherësh kufje me Bluetooth dhe funksionet Cilësimet SoundShare dhe Sh/kanalësh features simultaneously.

Çiftoni pajisjen audio Samsung me anë të funksionit Bluetooth të televizorit. Për informacione të mëtejshme rreth çiftimit, drejtojuni manualit të përdorimit të pajisjes audio Samsung.

●● Cilësimet SoundShare

Lista e pajisjeve audio Samsung

Shfaq një listë me pajisjet e çiftuara audio Samsung. Zgjidhni një pajisje për të shfaqur opsionet e menysë. Mund të aktivizoni/çaktivizoni pajisjen audio ose ta hiqni nga lista.

Shto pajisje të re

Aktivizon/çaktivizon SoundShare. Sinjalet e lidhjes nga pajisjet e reja shpërfillen nëse funksioni Shto pajisje të re caktohet në Fik..

"" Gjatë dëgjimit të audios së televizorit nëpërmjet pajisjes audio Samsung, disa lloje materialesh mund të shfaqin probleme sinkronizimi video-në-audio.