Lexojeni përpara konfigurimit të lidhjes me valë të internetit

Masat paraprake për internetin me valë

●● Ky televizor mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g/n. Samsung-u rekomandon përdorimin e IEEE 802.11n. Skedarët e videove të ruajtur në pajisje të lidhur me televizorin nëpërmjet DLNA-së mund të mos luhen pa probleme.

●● Për të përdorur internetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë. Nëse rrugëzuesi me valë mbështet DHCP-në, televizori mund të përdorë adresë DHCP ose statike për t'u lidhur me rrjetin me valë.

●● Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali i caktuar për rrugëzuesin me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/ose ndërprerje të komunikimit.

●● Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem sigurie opsional. Duhet të krijoni një kod sigurie me anë të karaktereve dhe numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë të rrjetit me valë. Më pas ky kod sigurie nevojitet për t'u lidhur me një AP që e ka sigurinë e aktivizuar.

Protokollet e sigurisë me valë

Televizori mbështet vetëm protokollet e mëposhtme të sigurisë në rrjetin me valë dhe nuk mund të lidhet me rrugëzuesit me valë të pacertifikuar:

●● Regjimet e autentikimit: WEP, WPAPSK, WPA2PSK

●● Llojet e enkriptimit: WEP, TKIP, AES

Në përputhje me specifikimet më të reja të certifikimit Wi-Fi, televizorët Samsung nuk mbështesin enkriptimet e sigurisë WEP ose TKIP në rrjete që funksionojnë në modalitetin 802.11n.

Nëse rrugëzuesi me valë mbështet WPS-në (konfigurim i mbrojtur Wi-Fi), mund të lidhni televizorin me rrjetin me anë të PBC-së (konfigurim me shtypje butoni) ose PIN-it (numër personal identifikimi). WPS-ja i konfiguron automatikisht cilësimet e kodit SSDI dhe WPA.