Aktivizimi i zërit (Cilësimet shtesë)

Ting. > Cilësimet shtesë Provo tani

Konfiguroni cilësime të tjera për dalje optimale të audios.

●● Niveli DTV i audios Provo tani

(Vetëm kanale dixhitale)

Televizori nuk mund ta kontrollojë lehtësisht volumin e audios dixhitale që i dërgon marrësit AV. Përdoreni këtë për të caktuar volumin e audios dixhitale në një nivel të përshtatshëm.

"" Në varësi të tipit të sinjalit të transmetimit, MPEG/HE-AAC mund të rregullohet ndërmjet -10dB dhe 0dB. "" Për ta rritur apo ulur volumin, rregullojeni përkatësisht në diapazonin 0 dhe -10.

●● Formati i audios, Vonesa audio

Ky Smart TV mbështet SPDIF. Sony Philips Digital Interface (SPDIF) ofron dalje dixhitale të audios tek altoparlantët dhe pajisjet e ndryshme dixhitale, ku përfshihen marrësit A/V dhe sistemet e kinemasë.

Formati i audios Provo tani

Zgjedh formatin e daljes së audios dixhitale (SPDIF). Formati i disponueshëm i daljes së audios dixhitale (SPDIF) mund të ndryshojë në varësi të burimit të hyrjes.

Vonesa audio Provo tani

Ky cilësim ndihmon në korrigjimin e mospërputhjeve kohore ndërmjet pjesëve audio dhe video kur shikoni televizor dhe dëgjoni audio nga pajisje audioje dixhitale. Aktivizimi i këtij funksioni shfaq një shirit rrëshqitës që mund ta përdorni për të rregulluar vonesën deri në 250 ms.

●● Ngjeshja Dolby Digital Provo tani

Disa programe televizive dixhitale ofrojnë audio 5.1-kanalëshe Dolby. Ky televizor konverton audion Dolby në audio të stereos në mënyrë që të mund ta luajë zërin me anë të altoparlantëve të televizorit. Mund të zgjidhet një nga dy mënyrat. RF është për zë më të mirë në volum më të ulët dhe Line është për volum më të lartë.