""
Luajtja e materialeve media nga një shërbim ruajtjeje

Shërbimet e ruajtjes i ruajnë materialet e përdoruesve, si p.sh. skedarë fotosh, videosh dhe muzike, në server në mënyrë që të shfaqen/luhen në televizorin e lidhur me internetin. Nga televizori mund të shikoni edhe materialet media të ruajtura në shërbime ruajtjeje si Dropbox dhe SkyDrive.

Për të luajtur materiale nga një shërbim ruajtjeje, duhet të identifikoheni në Llogaria Samsung tuaj dhe ta lidhni me llogarinë e shërbimit të ruajtjes.

111Navigoni në menynë Smart Hub > Llogaria Samsung dhe zgjidhni Hyr për t'u lidhur me Llogaria Samsung.

222Zgjidhni Shërbimi i ruajtjes në panelin MULTIMEDIA. Shfaqen shërbimet e ruajtjes të lidhura me Llogaria Samsung.

333Zgjidhni shërbimin e ruajtjes. Renditen dosjet dhe skedarët që gjenden në shërbimin e zgjedhur të ruajtjes.

444Zgjidhni materialin media që dëshironi të luani nga lista. Kjo luan materialin e zgjedhur.

"" Në të kundërt, kaloni në materialin media dhe shtypni për ta luajtur.