Përdorimi i Timeshift

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Timeshift mundëson ndalimin dhe kthimin pas të transmetimeve të drejtpërdrejta televizive siç do bënit me DVD. Timeshift disponohet vetëm për kanalet dixhitale dhe aktivizimi i Timeshift çaktivizon opsionin Transmetimi.

Kërkesat e Timeshift:

––Pajisja e regjistrimit USB duhet të lidhet me televizorin për të përdorur Timeshift.

––Rekomandojmë njësi disku USB me shpejtësi minimale 5400 rpm për përdorim me funksionin Timeshift të televizorit. Memoriet USB nuk mbështeten.

––Lexoni të gjitha masat paraprake përpara përdorimit të funksionit Timeshift.

Shtypni kur shikoni televizor për të aktivizuar funksionin Timeshift. Kjo aktivizon Timeshift dhe shfaq shiritin e ecurisë dhe butonat e mëposhtëm në pjesën e sipërme të ekranit:

●● Informacion

Shfaq informacion të detajuar rreth programit aktual.

"" Informacioni i programit mund të ndryshojë në varësi të llojit të sinjalit hyrës dhe mund të mos disponohet për disa programe.

"" Butoni disponohet vetëm gjatë shikimit të një programi drejtpërdrejt.

●● Kalo në tran. të drejt. / Ndalo Timeshift

Shikon televizor drejtpërdrejt ose del nga Timeshift. / Programin aktual mund ta shikoni duke zgjedhur këtë buton ndërkohë që shikoni program të regjistruar.

●● Pusho

Ndërpret ekranin.

Funksionet e mëposhtme disponohen gjatë ndërprerjes. Megjithatë, audio nuk mbështetet kur videoja është e ndërprerë.

––Hapi: Kërkon në videon e ndërprerë me nga një kuadër.

––Luajtja e ngadaltë: Zgjidhni / për ta luajtur videon me 1/4 e shpejtësisë normale.

●● Kthim pas / Shpejt përpara

Ngadalëson ose shpejton luajtjen me faktor deri në 5. Për të kthyer shpejtësinë normale të luajtjes, shtypni .

"" Shpejt përpara nuk mund të zgjidhet gjatë shikimit të Programi aktual.

●● Lista e kanaleve

Shfaq listën e kanaleve.

●● Veglat

Mund të hapni menynë Veglat. Hapni menynë Veglat për të hapur menytë kontekstuale që disponohen në modalitetin Timeshift.