Web Browser Kufizimet

●● Zgjidhni Web Browser. Ekrani i shfletimit mund të ndryshojë nga ai në kompjuter. ●● Shfletuesi i internetit nuk përputhet me aplikacionet Java.

●● Nuk mund të shkarkoni skedarë. Nëse provoni të shkarkoni skedarë, do të merrni një mesazh gabimi. ●● Shfletuesi i internetit mund të mos hyjë në disa faqe të caktuara interneti.

●● Luajtja e videove me Flash mund të jetë e kufizuar.

●● Tregtia elektronike për blerjet në internet nuk mbështetet.

●● Në faqet e internetit që kanë dritare të lëvizshme, lëvizja nëpër dritare mund të rezultojë në karaktere të dëmtuara.

●● ActiveX nuk mbështetet.

●● Disa opsione nuk mund të përdoren në modalitetin e shfletimit të lidhjeve. (Kaloni në shfletimin me tregues për të aktivizuar ato opsione.)

●● Mbështetet vetëm një numër i kufizuar fontesh. Disa simbole dhe karaktere mund të mos shfaqen siç duhet.

●● Reagimi ndaj komandave në distancë dhe shfaqja në ekran mund të vonohet ndërkohë që ngarkohet një faqe interneti.

●● Ngarkimi i faqes së internetit mund të vonohet ose pezullohet tërësisht me disa sisteme të caktuara funksionimi.

●● Veprimet e kopjimit dhe të ngjitjes nuk mbështeten.

●● Gjatë hartimit të një emaili ose mesazhi të thjeshtë, disa funksione, siç janë përmasa e fontit dhe zgjedhja e ngjyrës, mund të mos disponohen.

●● Ka një kufi për numrin e faqeshënuesve dhe për madhësinë e skedarit të evidencës që mund të ruhen.

●● Numri i dritareve që mund të hapen në të njëjtën kohë ndryshon në varësi të kushteve të kërkimit dhe modelit të televizorit.