Ndërfaqe e përbashkët

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Transmetimi > Ndërfaqe e përbashkët ●● Meny CI

Kjo e mundëson përdoruesin të zgjedhë nga menyja CAM e ofruar. Zgjidhni sipas menysë së kartës së CI.

●● Transkodimi i videos CAM

Cilësimin e transkodimit të kodekut të videos mund ta konfiguroni automatikisht nga CAM-i. Çojeni në Fik. nëse nuk dëshironi ta përdorni.

"" Duhet të përdorni CAM që mbështet transkodim të kodekut të videos.

●● Info mbi aplikacionin

111

222

333

Shikoni informacionin për CAM-in të futur në folenë CI dhe për “CI ose CI+ CARD” të futur në CAM. CAM-in mund ta instaloni në çdo kohë, me ose pa televizor të ndezur.

Blini modulin CI CAM pranë shitësit tuaj më të afërt ose me telefon. Futeni mirë "CI ose CI+ CARD" në CAM sipas drejtimit të shigjetës.

Futeni CAM me "CI ose CI+ CARD" në folenë e ndërfaqes së përbashkët, sipas drejtimit të shigjetës në mënyrë që të shkojë paralel me folenë.

444Kontrolloni nëse kanalet e koduara nxjerrin figurë.

●● Menaxheri i PIN-it të CICAM

Menaxhimi i PIN-it të CICAM (Moduli me akses të përbashkët i faqes së përbashkët). Ruani PIN-in ose ndryshoni PIN-in e ruajtur dhe më pas caktoni opsionet e tjera të PIN-it.