Ndryshimi i Madhësi figure dhe Pozicioni

Zgjedhja e madhësisë së duhur të ekranit

Figurë > Madhësi figure > Madhësi figure Provo tani

Shumica e programeve televizive dhe videove shfaqen në ekran të plotë, por disa programe dhe video janë më të mëdha ose më të vogla. Ndryshoni madhësinë e ekranit për programe dhe video të tilla, në mënyrë që figura të përshtatet më mirë në ekran.

"" Madhësitë e mbështetura të ekranit ndryshojnë në varësi të sinjalit hyrës. Për më tepër informacion rreth madhësive të mbështetura të ekranit, drejtojuni seksionit "Madhësitë e figurës dhe sinjalet hyrëse".

●● Gjer. auto

Rregullon automatikisht madhësinë e figurës në raport pamjeje 16:9.

●● 16:9

Caktojeni figurën në formatin e ekranit të gjerë 16:9.

●● Zmadh gjerë

Zmadhon madhësinë e figurës më shumë se 4:3. Figura e zmadhuar mund të lëvizet lart ose poshtë.

●● Zmadh

Zmadhon vertikalisht figurat e gjera 16:9 për t'iu përshtatur madhësisë së ekranit. Figura e zmadhuar mund të lëvizet lart ose poshtë.

"" Zmadh nuk disponohet kur Madhësi figure caktohet në Zmadh gjerë.

●● 4:3

Cakton figurën në modalitet bazë 4:3.

[[ Mos e lini televizorin për shumë kohë në modalitet 4:3. Shfaqja e kufijve të errët në të majtë dhe të djathtë/ lart dhe poshtë ekranit mund të shkaktojë mbetje të figurës. Kjo dukuri mund të shfaqet në televizorët LED dhe PDP. (Djegia e ekranit - kjo dukuri mund të shfaqet në televizorët PDP.) Kjo nuk mbulohet nga garancia.

●● Përsht. Ekr.

Shfaq figurën e plotë pa prerje.

●● Pamje intel. 1

Redukton figurën 16:9 me 50%.

●● Pamje intel. 2

Redukton figurën 16:9 me 25%.