Kërkesat për përdorimin e njohjes së zërit
●● Shpejtësia e njohjes së zërit ndryshon në varësi të volumit/tonalitetit, shqiptimit dhe mjedisit të tingullit (zhurmës së televizorit dhe zhurmës së mjedisit rrethues).
Kërkesat për përdorimin e njohjes së lëvizjeve
●● Përpara përdorimit të njohjes së zërit, sigurohuni se është ndezur kamera e televizorit.
●● Duhet të qëndroni midis 1,5 m dhe 3,5m larg kamerës. Rrezja reale e njohjes mund të ndryshojë në varësi të këndit të kamerës dhe faktorëve të tjerë.
●● Kontrolli me lëvizje mbështetet te kamera e televizorit dhe prandaj nuk funksionon nëse kamera është drejtuar lart ose poshtë. Rregulloni këndin e kamerës me anë të rrotës në pjesën e pasme të kamerës. Mos e drejtoni kamerën drejtpërdrejt nga dielli ose ndonjë burim tjetër drite, ose mos e pengoni pamjen e saj.
●● Në mënyrë që kamera ta njohë lëvizjen, duhet të qëndroni jashtë sfondit.
●● Ndriçimi i përshtatshëm i ambientit është nga 50 në 500 lux. (100 Lux: Në banjë, 400 Lux: Në dhomën e ndenjes)
●● Shmangni rrezet e drejtpërdrejta të diellit kur përdorni Kontrolli me lëvizje.
●● Për të vlerësuar rrezen e njohjes nga kamera, ekzekutoni Testi i mjedis. të kontrollit me lëvizje përpara se të përdorni Kontrolli me lëvizje.