Butonat dhe funksionet e disponueshme gjatë regjistrimit të programit

Shtypni "Enter" ndërkohë që regjistroni programin. Shfaqen butonat e mëposhtëm si edhe shiriti i ecurisë së regjistrimit.

●● Informacion

Kjo shfaq informacion të detajuar rreth programit që po regjistrohet.

"" Informacioni i programit mund të ndryshojë në varësi të sinjalit të transmetimit dhe mund të mos disponohet fare për disa programe.

●● Koha e REGJ.

Mund të zgjidhni kohën e regjistrimit.

●● Ndalo regjistrimin / Kalo në tran. të drejt.

Mund të ndaloni regjistrimin. / Mund të shikoni dhe transmetime direkt kur shikoni një program të regjistruar.

●● Kthim pas / Shpejt përpara

Shtypja e këtyre butonave ul ose rrit luajtjen deri në maks 5 hapa. Për të rikthyer shpejtësinë normale të luajtjes, zgjidhni Luaj.

●● Pusho / Luaj

Ndaloni/vazhdoni videon.

●● Lista e kanaleve

Mund të shikoni listën e kanaleve.

●● Veglat

Mund të hapni menynë Veglat. Menyja Veglat ofron funksione që mund t'i përdorni ndërkohë që shikoni një program të regjistruar.