Lidhja me pajisjen celulare
Lidhni pajisjet celulare, si p.sh. telefonin inteligjent ose tabletën me televizorin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në rrjet të përbashkët dhe shfaqni ekranin e pajisjes celulare ose materialet në ekranin e televizorit. Lidhni pajisjet celulare me televizorin si më poshtë.
●● Ekrani i pajisjes celulare në televizor (Pasqyrimi i ekranit)
Lidhni me valë televizorin me pajisjen celulare me anë të funksionit të pasqyrimit për të parë ekranin e pajisjes celulare në televizor.
"" Ky opsion disponohet vetëm me pajisjet celulare që mbështesin pasqyrimin.
●● Lidhja e pajisjeve celulare pa rrugëzues me valë
"" Ky opsion disponohet vetëm me pajisjet celulare që mbështesin
●● Lidhja nëpërmjet Samsung Link
Samsung Link mundëson luajtjen e skedarëve të fotove, videove dhe muzikës nga pajisje celulare me Samsung Link të aktivizuar pa pasur nevojë të lidhni manualisht pajisjen me televizorin.
●● Lidhja nëpërmjet rrjetit në shtëpi (DLNA)
Shikoni/luani në televizor skedarë fotosh, videosh dhe muzike nga pajisja celulare e lidhur në të njëjtin rrugëzues ose AP si dhe televizori.
●● Lidhja nëpërmjet Smart View 2.0
Instaloni dhe ekzekutoni aplikacionin Smart View 2.0 në pajisjen tuaj celulare dhe lidheni me televizorin në të njëjtin rrjet.