Lëvizni në shiritin e navigimit në pjesën e poshtme të ekranit për të përdorur opsionet e mëposhtme:
●● Shikimi i listës së programeve të kanaleve dixhitale
Zgjidhni Udhëz. në fund të ekranit për të parë shpejt listën e programeve të secilit kanal dixhital. Mund të kontrolloni programet e planifikuara dhe madje të konfiguroni Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin.
"" Udhëzuesi ofron informacione vetëm për kanalet dixhitale. Kanalet analoge nuk mbështeten.
●● Rekomandimet për programet sipas kohës
Zgjidhni Pamja me vijë kohore në fund të ekranit për të parë rekomandimet e programeve për orare të ndryshme të ditës.
●● Videot më të përdorura
Zgjidhni Në trend në pjesën e poshtme të ekranit për të parë materialet më të njohura dhe me më shumë interes në Twitter dhe konfiguroni Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin.
●● Shikimi i programit të regjistruar
Zgjidhni TV e regjist. në fund të ekranit për të parë programin e regjistruar.