Në lidhje - Rrjeti i shtëpisë (DLNA)

Shikoni/luani skedarë fotosh, videosh dhe muzike nga pajisja celulare në televizor.

111Lidhni televizorin dhe pajisjen celulare në të njëjtin rrugëzues ose AP. Rrjeti i shtëpisë konfigurohet pas vendosjes së lidhjeve.

"" Rrjeti i shtëpisë (DLNA) mundëson ndarjen e materialeve ndërmjet televizorit, kompjuterëve dhe pajisjeve celulare të lidhura me të njëjtin rrugëzues me kabllo ose me valë.

222Aktivizoni ndarjen e skedarëve në pajisjen celulare. Materialet e ndara të pajisjes celulare mund të shfaqen/ luhen në televizor.

"" Për sa kohë që ndarja e skedarëve është e aktivizuar, hyrja e paautorizuar mund të lejohet. Nëse hyrja tek të dhënat nuk kërkohet, çaktivizojeni ndarjen e skedarëve.

Lidhja nëpërmjet Smart View 2.0

Nëpërmjet instalimit dhe ekzekutimit të aplikacionit Smart View 2.0 në pajisjen celulare, mund të shihni ekranin e pajisjes në televizor ose të luani materialet multimedia të pajisjes (video, foto dhe muzikë) në televizor.

"" Shkoni te Google Play dhe kërkoni e instaloni Smart View 2.0 në pajisjen tuaj celulare. Smart View 2.0 është një aplikacion shumekranësh për platforma të ndryshme që mundëson hapjen e ekranit të televizorit në një pajisje celulare, shkëmbimin e materialeve multimedia ndërmjet dy pajisjeve dhe komandimin e televizorit nga distanca. Për më tepër informacion, drejtojuni manualit Smart View 2.0.