Kontrollimi i televizorit me tastierë

Sistemi > Menaxher pajis. > Cilës. e tastierës Provo tani

Mund të përdorni tastierën për të komanduar televizorin.

"" Disa modele nuk mbështesin tastiera të kategorisë USB HID.

Lidhja e tastierës

Lidhja e tastierës USB

Futni kabllon e tastierës në folenë USB të televizorit. Në ekran shfaqet mesazhi i lidhjes.

Lidhja e tastierës Bluetooth

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

111Vendoseni tastierën Bluetooth në gjendje pritjeje.

"" Drejtojuni manualit të tastierës për informacione rreth vendosjes së tastierës në gjendje pritjeje.

222Zgjidhni Sistemi > Menaxher pajis. > Cilës. e tastierës > Shto Tastierën Bluetooth. Do të shfaqet ekrani Shto Tastierën Bluetooth dhe kërkoni automatikisht për tastiera të disponueshme.

"" Nëse tastiera nuk diktohet, pozicionojeni pranë televizorit dhe zgjidhni Rifreskim. Kjo nis sërish kërkimin për tastiera të disponueshme.

333Zgjidhni tastierën Bluetooth nga lista e kërkimit dhe më pas zgjidhni Çifto dhe lidh. Në ekran shfaqet një numër.

444Fusni numrin në tastierën Bluetooth.

"" Zgjidhni Po për të ndryshuar opsionet e tastierës ose Jo për t'i lënë ashtu siç janë.