Informacione sigurie

sigurie Informacione

Mos u mundoni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni vetë frigoriferin.

-Modifikimet e paautorizuara mund të shkaktojnë probleme sigurie. Për të kthyer mbrapsht një modifikim të paautorizuar, ne do t'ju tarifojmë për pjesët dhe punën.

Mos përdorni asnjë lloj sigurese (si për shembull bakër, tel çeliku, etj.) përveç siguresave standarde.

Nëse frigoriferi duhet të riparohet ose montohet përsëri, kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit.

-Nëse nuk veprohet kështu mund të ndodhin goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime.

Nëse llamba e brendshme ose e jashtme LED është djegur, kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit.

Nëse frigoriferi lëshon një aromë si të djegur ose tym, hiqeni menjëherë frigoriferin nga priza dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të "Samsung Electronics".

-Nëse nuk veprohet kështu kjo mund të shkaktojë rrezik goditjesh elektrike ose zjarri.

Hiqeni spinën elektrike nga priza para se të ndërroni llambat e frigoriferit.

-Përndryshe ekziston rreziku i goditjeve elektrike.

Nëse keni vështirësi me ndërrimin e dritës jo LED, kontaktoni me një qendër shërbimi të "Samsung".

Nëse produkti është i pajisur me llamba LED, mos i çmontoni vetë Kapakët e llambave dhe llambat LED.

-Kontaktoni me qendrën e shërbimit të "Samsung".

Vendoseni fort spinën e korrentit në prizë.

16  Shqip

Untitled-19 16

 

 

2017-11-23 ￿￿ 4:01:04