Informacione sigurie

sigurie Informacione

Për shkak se udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e frigoriferit tuaj mund të ndryshojnë disi nga ato të përshkruara në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat e paralajmërimit mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni pyetje ose shqetësime, kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacione në internet në www.samsung. com.

Me qëllim që të shmanget krijimi i përzierjes të gazrave të djeshëm nëse ndodh një rrjedhje në qarkun ftohës, përmasa e dhomës në të cilën mund të vendoset pajisja varet nga sasia e ftohësit që përdoret.

Asnjëherë mos e ndizni pajisjen nëse ka shenja dëmtimi. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me shitësin. Dhoma duhet të jetë e madhësisë 1 m³ për çdo 8 g ftohësi R-600a brenda pajisjes. Sasia e ftohësit në pajisjen tuaj të veçantë tregohet në pllakën e identifikimit brenda pajisjes.

Rrjedhja e ftohësit nga tubat mund të ndizet ose të shkaktojë lëndime në sy. Kur ka rrjedhje të ftohësit nga tubi, shmangni flakët e hapura dhe largoni çdo gjë të djegshme nga produkti dhe ajroseni menjëherë dhomën. - Në të kundërt mund të shkaktohet zjarr ose shpërthim.

Bërja e shërbimeve në këtë pajisje është e rrezikshme për këdo përveç një Personi Shërbimi të Autorizuar.

Mos ruani substanca shpërthyese, si kuti aerosoli me gaz të djegshëm, në këtë pajisje.

4  Shqip

Untitled-19 4

 

 

2017-11-23 ￿￿ 4:01:03