HAPI  6  Alarmi i temperaturës (vetëm modelet përkatëse)

Lloji 1

Nëse ndarja e ngrirësit është shumë e ngrohtë, në ekranin e temperaturës së frigoriferit pulson '- -' dhe dëgjohet një alarm. Kjo gjë mund të ndodhë nëse ngrirësi ngrohet shumë për shkak të një problemi me energjinë.

Në rast të tillë, shtypni Freezer (Ngrirësi) ose Fridge (Frigoriferi). Temperatura më e ngrohtë shfaqet për 5 sekonda. Më pas, shfaqet temperatura konkrete. Për të çaktivizuar alarmin, shtypni Door Alarm (Alarmi i derës).

Lloji 2

Nëse ndarja e ngrirësit është shumë e ngrohtë, treguesi i temperaturës së frigoriferit pulson dhe dëgjohet një alarm. Kjo gjë mund të ndodhë nëse ngrirësi ngrohet shumë për shkak të një problemi me energjinë. Për të çaktivizuar alarmin, shtypni Freezer (Ngrirësi) ose Fridge (Frigoriferi).

HAPI  7  Kontrolli përfundimtar

Pasi të keni përfunduar montimin, konfirmoni që:

Frigoriferi është i lidhur me një prizë elektrike dhe me tokëzim të përshtatshëm.

Frigoriferi është montuar në një sipërfaqe të sheshtë në nivel, me një hapësirë të pranueshme nga muri ose mobilia.

Frigoriferi është në nivel dhe i mbështetur mirë në mobilie.

Dera hapet dhe mbyllet lirshëm dhe drita e brendshme ndizet automatikisht kur hapni derën.

Shqip  39

Instalimi

Untitled-19 39

 

 

2017-11-23 ￿￿ 4:01:08