Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e ngrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.

Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.

Mos shikoni drejtpërdrejt te llamba LED UV për periudha të gjata kohe.

-Kjo mund të shkaktojë lodhje të syve për shkak të rrezeve ultravioletë.

Mos e futni raftin e frigoriferit të kthyer përmbys. Bllokuesi i raftit nuk mund të funksionojë.

-Kjo mund të shkaktojë lëndime personale për shkak të rënies së raftit të xhamit.

Mbajini gishtat larg vendeve ku mund të "pickoheni". Hapësirat midis dyerve dhe kabinetit janë mjaft të vogla. Bëni kujdes kur hapni dyert nëse fëmijët janë pranë jush.

Nëse zbulohet rrjedhje gazi, shmangni flakët e hapura ose burimet e mundshme të ndezjes dhe ajrosni dhomën në të cilën është pajisja për disa minuta.

-Mos e prekni pajisjen ose kordonin elektrik.

-Mos përdorni ventilator ajrimi.

-Një shkëndijë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.

Përdorni vetëm llambat LED të ofruara nga prodhuesi ose agjencitë e tij të shërbimit.

Shishet duhet të vendosen pranë njëra tjetrës në mënyrë që të mos bien.

Ky produkt është bërë vetëm për ruajtjen e ushqimit në një ambient shtëpiak.

sigurie Informacione

Shqip  15

Untitled-19 15

 

 

2017-11-23 ￿￿ 4:01:04