Informacione sigurie

sigurie Informacione

Mos vendosni pije të karbonizuara ose shkumëzuese në dhomën e ngrirësit. Mos vendosni shishe ose enë prej qelqi në ngrirës.

-Kur përmbajtja e tyre të ngrijë, qelqi mund të thyhet dhe të shkaktojë lëndim personal dhe dëmtim të pronës.

Garancia e shërbimit dhe modifikimi.

-Çdo ndryshim ose modifikim i kryer nga një palë e 3-të mbi këtë pajisje të plotë nuk mbulohet nga shërbimi i garancisë së "Samsung" dhe "Samsung" nuk është përgjegjës për problemet e sigurisë që mund të shkaktohen nga modifikimet e palëve të 3-ta.

Mos i bllokoni vrimat e ajrimit brenda frigoriferit.

-Nëse vrimat e ajrimit bllokohen, sidomos me një qese plastike, frigoriferi mund të ftohet së tepërmi.

Fshijeni lagështinë e tepërt nga brenda dhe lërini dyert të hapura.

-Përndryshe mund të krijohet erë dhe lagështi.

Nëse frigoriferi është shkëputur nga burimi i energjisë elektrike, duhet të prisni të paktën pesë minuta para se ta vendosni përsëri në prizë.

Kur frigoriferi laget nga uji, hiqni spinën nga priza elektrike dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të "Samsung Electronics".

Mos goditni apo ushtroni forcë të madhe mbi një sipërfaqe xhami.

-Qelqi i thyer mund të shkaktojë dëmtim personal dhe/ ose dëmtim të pronës.

Tregoni kujdes që të mos kapni gishtat.

18  Shqip

Untitled-19 18

 

 

2017-11-23 ￿￿ 4:01:04