Informacione sigurie

Para se të përdorni frigoriferin tuaj të ri "Samsung", lexoni plotësisht këtë manual për t'u siguruar që të dini si të përdorni veçoritë dhe funksionet që ofron pajisja juaj me efikasitet dhe në mënyrë të sigurt.

Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjeshmërie ose mendore, apo ata që nuk kanë përvojë dhe njohuri, përveçse nëse janë të monitoruar ose janë të udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës

8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në

lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.

Paralajmërimet dhe Informacionet e Rëndësishme të Sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të gjithë kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin.

Është përgjegjësia juaj që të përdorni gjykim të shëndoshë, të tregoni vëmendje dhe kujdes kur instaloni, mirëmbani dhe përdorni pajisjen tuaj.

sigurie Informacione

Shqip  3

Untitled-19 3

 

 

2017-11-23 ￿￿ 4:01:03