Informacione sigurie

sigurie Informacione

Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura ndërsa frigoriferi nuk është në punë dhe mos i lini fëmijët të hyjnë brenda në frigorifer.

Mos i lini bebet ose fëmijët që të shkojnë brenda në sirtar.

-Kjo mund të shkaktojë vdekje nga mbytja prej bllokimit ose lëndim personal.

Mos e mbushni frigoriferin më shumë seç duhet me ushqime.

-Kur hapni derën, sendet mund të bien dhe të shkaktojnë lëndim të vetes tuaj ose dëmtime materiale.

Mos spërkatni materiale të avullueshme si insekticide mbi sipërfaqen e pajisjes.

-Përveçse janë të dëmshme për njerëzit, ato mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr ose probleme me produktin.

Mos përdorni ose vendosni substanca të ndjeshme ndaj temperaturës si për shembull spërkatësit e djegshëm, objekte të djegshme, akull, dioksid karboni të ngurtë, ilaçe ose lëndë kimike pranë ose brenda frigoriferit.

Mos përdorni tharëse flokësh për të tharë pjesën e brendshme të frigoriferit. Mos vendosni një qiri të ndezur në frigorifer për të hequr erën e keqe.

-Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos hipni mbi pajisje ose mos vendosni objekte (si për shembull rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë, lëndë kimike, objekte metalike, etj.) mbi pajisje. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime. Mos vendosni një enë të mbushur me ujë mbi frigorifer.

-Nëse derdhen, ekziston rreziku i goditjeve elektrike.

14  Shqip

Untitled-19 14

 

 

2017-11-23 ￿￿ 4:01:04