Samsung GE109MST/BOL, GE109MST/XSG, GE109MST/ZAM, GE109MST-R/XSG Pastrimi I Furrës ME Mikrovalë

Models: GE109MST/BOL GE109MST/ZAM GE109MST/XSG GE109MST-R/XSG

1 224
Download 224 pages 18.06 Kb
Page 159
Image 159

PASTRIMI I FURRËS ME MIKROVALË

Pjesët e mëposhtme të furrës me mikrovalë duhet të pastrohen rregullisht për të parandaluar grumbullimin e yndyrës dhe të copave të ushqimit.

Sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme

Dera dhe gominat e derës

Pjata rrotulluese dhe unazat rrotulluese

Sigurohuni GJITHMONË që gominat e derës të jenë të pastra dhe që dera të mbyllet siç duhet.

Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen, gjë që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund të shkaktojë një situatë të rrezikshme.

1.Pastrojini sipërfaqet e jashtme me një cohë të butë dhe me ujë të ngrohtë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.

2.Pastroni spërkatjet ose njollat në sipërfaqet e brendshme ose në unazën rrotulluese me një cohë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.

3.Për të hequr pjesët e forta të ushqimit dhe aromat, vendosni një filxhan me lëng limoni të holluar te pjata rrotulluese dhe nxeheni për dhjetë minuta me fuqi maksimale.

4.Lajeni pjatën e cila nuk e dëmton pjatalarësen, sa herë të jetë e nevojshme.

MOS derdhni ujë te vrimat e ajrosjes. KURRË mos përdorni produkte gërryese ose solucione kimike. Tregoni kujdes të veçantë kur të pastroni gominat e derës, për të siguruar që asnjë copë:

Të mos grumbullohet

Të mos pengojë mbylljen e derës siç duhet

Pastrojeni zgavrën e furrës me mikrovalë pas çdo përdorimi me një solucion larës të butë, por para se ta pastroni, lëreni furrën me mikrovalë që të ftohet, në mënyrë që të shmangni lëndimet.

Kur të pastroni pjesën e sipërme brenda në zgavër, do të ishte mirë ta ulni nxehtësinë në 45° dhe më pas ta pastroni.

RUAJTJA DHE RIPARIMI I FURRËS TUAJ ME MIKROVALË

Gjatë ruajtjes ose riparimit të furrës tuaj me mikrovalë, duhet të merren disa masa të thjeshta parandaluese.

Furra nuk duhet të përdoret nëse dera ose gominat e derës janë të dëmtuara:

Menteshë e thyer

Gomina të prishura

Kapaku i deformuar ose i përkulur

Vetëm një teknik shërbimi i kualifikuar për furrë me mikrovalë, duhet të kryejë riparime

KURRË mos e hiqni kapakun e sipërm nga furra. Nëse furra është me defekt dhe ka nevojë për riparime, ose nëse jeni në dyshim për gjendjen e saj:

Hiqeni nga priza në mur

Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit pas shitjes

Nëse dëshironi ta ruani furrën përkohësisht, gjeni një vend të thatë, pa pluhur.

Arsyeja: Pluhuri dhe lagështira mund të dëmtojnë pjesët funksionale të furrës.

Kjo furrë me mikrovalë nuk është parashikuar për përdorim komercial.

SHQIP

31

GE109M_BOL-03505V_SQ.indd 31

2011-08-19 ￿￿ 7:52:40

Page 159
Image 159
Samsung GE109MST/BOL, GE109MST/XSG manual Pastrimi I Furrës ME Mikrovalë, Ruajtja DHE Riparimi I Furrës Tuaj ME Mikrovalë