Samsung GE109MST-R/XSG SI TË Veproni KUR Jeni NË Dyshim OSE KUR Keni NJË Problem, Gatimi/Rinxehja

Models: GE109MST/BOL GE109MST/ZAM GE109MST/XSG GE109MST-R/XSG

1 224
Download 224 pages 18.06 Kb
Page 138
Image 138

SHQIP

SI TË VEPRONI KUR JENI NË DYSHIM OSE KUR KENI NJË PROBLEM

Nëse ju dalin ndonjë nga problemet e radhitura më poshtë, provoni zgjidhjet e dhëna.

Kjo është normale.

Kondensim brenda në furrë

Qarkullim ajri rreth derës dhe kapakut të jashtëm.

Reflektim i dritës rreth derës dhe kapakut të jashtëm.

Dalje e avullit nga pjesa rreth derës ose nga vrimat e ajrosjes.

Furra nuk ndizet kur ju shtypni butonin .

A është mbyllur plotësisht dera? Ushqimi nuk është pjekur aspak.

A e keni vënë siç duhet kohëmatësin dhe/ose a e keni shtypur butonin ?

A është mbyllur dera?

A e keni mbingarkuar qarkun elektrik dhe a keni shkaktuar shpërthim të siguresës ose qark të shkurtër?

Ushqimi ose është i mbipjekur ose i papjekur mirë.

A është vendosur siç duhet kohëzgjatja e gatimit sipas llojit të ushqimit?

A është zgjedhur niveli i duhur i fuqisë?

Brenda në furrë shfaqen shkëndija dhe krisje (hark).

A keni përdorur enë me zbukurime metalike?

A keni lënë pirun ose enë të tjera metalike brenda në furrë?

A është letra e aluminit shumë pranë mureve të brendshme?

Furra krijon interferencë me radion ose televizorin.

Kur furra është në përdorim, mund të vihet re një interferencë e lehtë te televizori ose te radioja. Kjo është normale.

Zgjidhja: Instalojeni furrën larg televizorit, radios dhe antenave.

Nëse interferenca diktohet nga mikroprocesori i furrës, ekrani mund të rivendoset.

Zgjidhja: Hiqeni spinën elektrike dhe rilidheni atë. Rivendosni orën.

Nëse udhëzimet e mësipërme nuk ju ndihmojnë që të zgjidhni problemin, kontaktoni shitësin tuaj lokal ose shërbimin e pas shitjes

SAMSUNG.

GATIMI/RINXEHJA

Procedura e mëposhtme shpjegon se si ta gatuani ose ta rinxehni ushqimin. Para se të largoheni nga furra, kontrolloni gjithmonë cilësimet e gatimit.

Së pari, vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese. Më pas, mbyllni derën

1.Shtypni butonin .

Rezultati: Shfaqen treguesit prej

900 W (fuqia maksimale e gatimit): Zgjidhni nivelin e duhur të fuqisë

duke shtypur përsëri butonin derisa të shfaqet fuqia përkatëse në vat. Referojuni tabelës me nivelet e fuqisë.

2. Vendosni kohën e gatimit duke shtypur butonin ( ) dhe () ashtu siç kërkohet.

3.Shtypni butonin .

Rezultati: Drita e furrës ndizet dhe pjata

rrotulluese fillon të rrotullohet.

1) Fillon gatimi dhe kur mbaron, sinjali i furrës bie katër herë.

2)Sinjali kujtues i përfundimit do të bjerë 3 herë (një herë në çdo minutë).

3)Shfaqet përsëri koha aktuale.

Kurrë mos e ndizni furrën me mikrovalë kur është bosh.

Nëse dëshironi të ngrohni një ushqim për një periudhë të shkurtër kohe, me fuqi maksimale (900 W), thjesht shtypni butonin +30s një herë në çdo 30 sekonda gjatë kohës së gatimit. Furra ndizet menjëherë.

10

GE109M_BOL-03505V_SQ.indd 10

2011-08-19 ￿￿ 7:52:34

Page 138
Image 138
Samsung GE109MST-R/XSG, GE109MST/XSG manual SI TË Veproni KUR Jeni NË Dyshim OSE KUR Keni NJË Problem, Gatimi/Rinxehja