SHQIP

SKARA

Elementet i nxehjes së skarës ndodhen nën tavanin e zgavrës. Ato funksionojnë kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Rrotullimi i pjatës rrotulluese e skuq ushqimin në mënyrë më të njëtrajtshme. Nxehja paraprake e skarës për 2-3 minuta do të bëjë që ushqimi të skuqet më shpejt.

Enë gatimi për pjekje në skarë:

Duhet të jetë flakëduruese dhe të ketë në përbërje metal. Mos përdorni enë gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.

Ushqimi i përshtatshëm për pjekje në skarë.

Bërxolla, salsiçet, biftekët, hamburgerët, pastërmaja, fetat e proshutës të kripura dhe të tymosura, copat e peshkut, sanduiçët dhe të gjitha llojet e tostit të mbuluar me ingredientë.

Shënim i rëndësishëm:

Sa herë që të përdorni vetëm regjimin e pjekjes në skarë, sigurohuni që elementi i nxehjes së skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion horizontal dhe jo në murin e pasmë, në pozicion vertikal. Mbani mend që ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër.

MIKROVALË + SKARË

Ky regjim gatimi kombinon nxehjen rrezatuese që vjen nga skara me shpejtësinë e gatimit me mikrovalë. Kjo funksionon vetëm kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Për shkak të rrotullimit të pjatës rrotulluese, ushqimi skuqet në mënyrë të njëtrajtshme.

Në këtë model disponohen tre regjime me kombinim. 600 W + Skarë, 450 W + Skarë dhe 300 W + Skarë.

Enë gatimi për t'u përdorur për gatimin me mikrovalë + skarë

Ju lutemi, përdorni enë gatimi të cilat lejojnë depërtimin e mikrovalëve. Ena e gatimit duhet të jetë flakëduruese. Mos përdorni enë gatimi metalike për regjimin me kombinim. Mos përdorni enë gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.

Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë + skarë:

Tek ushqimet e përshtatshme për regjimin e gatimit me kombinim përfshihen të gjitha llojet e ushqimeve të gatuara të cilat kanë nevojë për ringrohje dhe skuqje, (p.sh., makaronat në furrë) si dhe ushqimet që kërkojnë një kohë të shkurtër gatimi për të skuqur sipërfaqen e ushqimit. Gjithashtu, ky regjim mund të përdoret për racionet e ushqimit me trashësi

të madhe, të cilat përfitojnë nga sipërfaqja e skuqur dhe e thatë (p.sh., copat e mishit të pulës, kthimi i tyre nga ana tjetër në gjysmë). Ju lutemi, referojuni tabelës lidhur me skarën për hollësi të mëtejshme.

Shënim i rëndësishëm:

Sa herë që përdorni regjimin me kombinim (mikrovalë + pjekje në skarë), sigurohuni që elementi i nxehjes së skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion horizontal dhe jo në murin e pasmë, në pozicion vertikal. Ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër. Përndryshe, duhet të vendoset drejtpërdrejt në pjatën rrotulluese. Ju lutemi, referojuni udhëzimeve në tabelën e mëposhtme.

Ushqimi duhet të kthehet në anën tjetër, nëse duhet të skuqet nga të dyja anët.

Udhëzuesi i skarës

Ngroheni paraprakisht ngrohësin me funksionin e skarës për 2-3 minuta përpara se të skuqni ushqimin.

Përdorni nivelet e fuqisë dhe kohët në këtë tabelë si udhëzime për skuqjen. Përdorni doreza furre kur të nxirrni ushqimin.

Ushqimi i freskët

Racioni

Koha e

Regjimi i

Koha për

Koha për

 

 

ngrohjes

gatimit

anën e 1-rë

anën e 2-të

 

 

paraprake

 

(min.)

(min.)

 

 

(min.)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Feta tosti

4 copë

3

Vetëm me

6-7

5-6

 

(4 x 25 g)

 

skarë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Udhëzimet

 

 

Vendosini në skarë fetat e tostit afër njëra-tjetrës.

Panine (të pjekura

2-4 copë

3

Vetëm me

3-4

2-3

tashmë)

 

 

skarë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Udhëzimet

 

 

 

Vendosini paninet drejtpërdrejt në skarë, fillimisht me anën e poshtme lart, në formë

 

rrethi.

 

 

 

 

Domate të pjekura

250 g

3

300 W + Skarë

5½-6½

-

në skarë

(2 copë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Udhëzimet

 

 

 

Pritini domatet në gjysma.

 

 

 

 

Hidhini kripë, piper dhe pak djathë. Vendosini në formë rrethi, mbi një pjatë pireks të

 

sheshtë prej qelqi. Vendoseni pjatën në skarë.

 

 

Tost Havai

2 copë

3

300 W + Skarë

7-9

-

 

(300 g)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Udhëzimet

 

 

Thekni fetat e bukës fillimisht. Vendosini tostet me ingredientë sipër (proshutë, ananas, feta djathi) pranë njëri-tjetrit në skarë. Pasi të gatuhet, lëreni të qëndrojnë për 2-3 minuta.

22

GE71A-BOL_DE68-04050C-03_SQ.indd 22

2015-02-14 �� 4:50:05

Page 126
Image 126
Samsung GE71A/XEO Skara, Mikrovalë + Skarë, Racioni Koha e Regjimi Koha për Ngrohjes Gatimit, Paraprake Min Feta tosti