Hedhja e duhur e produktit (mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike)

(E zbatueshme për shtetet me sisteme të veçuara grumbullimi)

Kjo shenjë që gjendet te produkti, aksesorët ose dokumentacioni tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbetjet e tjera shtëpiake në fund të ciklit të tyre të jetës. Për të evituar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit të njeriut nga hedhja e pakontrolluar e mbetjeve, jeni të lutur t'i veçoni këta artikuj nga llojet e tjera të mbetjeve dhe t'i ricikloni në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit e pajisjeve shtëpiake duhet të kontaktojnë shitësin ku kanë blerë produktin ose zyrën e pushtetit vendor për hollësi rreth mënyrës dhe vendit ku dhe si mund t'i çojnë këto pajisje për riciklim të sigurt për mjedisin.

Përdoruesit korporativë duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Produkti dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhen përzier me mbetje të tjera tregtare për t'u hedhur.

Funksioni automatik i kursimit të energjisë

Nëse nuk jepni asnjë komandë për njëfarë kohe ndërsa pajisja është në përdorim, ajo ndalon dhe kalon në gjendje pritjeje.

Drita: Gjatë procesit të gatimit, mund ta fikni llambën e furrës duke shtypur butonin e dritës së furrës. Për kursim të energjisë, drita e furrës do të fiket pak minuta pas fillimit të programit të gatimit.

Udhëzimet e sigurisë

Shqip  9

NV75J5170BS_OL_DG68-00617E-01_SQ.indd 9

2015-06-04 �� 11:09:30

Page 281
Image 281
Samsung NV75J5170BS/OL manual Funksioni automatik i kursimit të energjisë