Udhëzimet e sigurisë

Instalimi i furrës duhet të kryhet vetëm nga një elektricist i licencuar. Instaluesi është përgjegjës për lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, duke zbatuar udhëzimet përkatëse të sigurisë.

Masa paraprake të rëndësishme sigurie

PARALAJMËRIM

Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata nuk mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për t’u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

Nëse kordoni elektrik ka defekt, duhet të zëvendësohet me kordon të posaçëm ose grup të ofruar nga prodhuesi ose agjenti i autorizuar i shërbimit. (Vetëm për modelin me instalime elektrike fikse)

Për të shmangur rreziqet në rast se kordoni elektrik është dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me kualifikim të ngjashëm. (Vetëm për modelin me kordon elektrik)

Pas instalimit, duhet të bëhet e mundur shkëputja e pajisjes nga rrjeti elektrik. Shkëputja mund të arrihet duke pasur një prizë të disponueshme ose duke vendosur një çelës te instalimi fiks elektrik në përputhje me rregullat e instalimit.

Për riparimin nuk duhet të mbështeteni në përdorimin e ngjitësve, pasi ata nuk konsiderohen mjete riparuese të besueshme.

Pajisja nxehet gjatë përdorimit. Duhet të bëni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë.

Udhëzimet e sigurisë

Shqip  5

NV75J5170BS_OL_DG68-00617E-01_SQ.indd 5

2015-06-04 �� 11:09:30

Page 277
Image 277
Samsung NV75J5170BS/OL manual Udhëzimet e sigurisë, Masa paraprake të rëndësishme sigurie