Gatimi inteligjent

Gatimi inteligjent

Lakror Lorene

Përbërësit • Brumi: 200 g miell i zakonshëm, 80 g gjalpë, 1 vezë

Mbushja: 75 g pastërma pa yndyrë në kubikë, 125 ml krem,

125 g salcë kosi, 2 vezë të rrahura, 100 g djathë i grirë zviceran, kripë dhe piper

Udhëzimet Për të përgatitur brumin, vendosni miellin, gjalpin dhe vezën në një tas dhe përiziejini sa të formohet brumë i zbutur, më pas vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Hapni brumin në petë dhe vendoseni në një enë qeramike të lyer me yndyrë për lakror (diametër 25 cm). Shponi pjesën e poshtme me pirun. Përzini vezën, kremin, salcën e kosit, djathin, kripën dhe piperin. Hidheni përzierjen te brumi menjëherë përpara pjekjes.

Picë shtëpie

Përbërësit • Brumë pice: 300 g miell, 7 g maja e tharë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 200 ml ujë të ngrohtë, 1 lugë gjelle sheqer dhe kripë

Shtresa e sipërme: 400 g perime të grira (patëllxhan, kungull, qepë, domate), 100 g proshutë ose pastërma (e copëtuar),

100 g djathë i grirë

Udhëzimet Vendosni miellin, majanë, vajin, kripën, sheqerin dhe ujin e ngrohtë në një tas dhe përziejini në brumë të njomë. Ngjisheni në mikser ose me dorë rreth 5-10 min. Mbulojeni me kapak dhe vendoseni në furrë për 30 minuta në 35 °C për t'u pjekur. Hapni brumin në një sipërfaqe me miell në formë drejtkëndore dhe vendoseni në tavë ose në tepsi për pica. Shpërndani purenë e domateve në brumë dhe vendosni proshutë, kërpudha, ullinj dhe domate. Spërkatni njëtrajtësisht me djathë pjesën e sipërme dhe piqeni.

50  Shqip

NV75J5170BS_OL_DG68-00617E-01_SQ.indd 50

2015-06-04 �� 11:09:42

Page 322
Image 322
Samsung NV75J5170BS/OL manual Gatimi inteligjent