Samsung NV75J5170BS/OL manual Paralajmërim

Models: NV75J5170BS/OL

1 544
Download 544 pages 31.3 Kb
Page 305
Image 305

4. Përdorni një leckë të thatë për të pastruar pjesën e brendshme të furrës.

PARALAJMËRIM

Mos e hapni derën përpara përfundimit të ciklit. Uji brenda furrës është shumë i nxehtë dhe mund të shkaktojë djegie.

SHËNIM

Nëse furra është shumë e ndotur me yndyrë, për shembull, pas keni skuqur ose pjekur në skarë, rekomandohet që t’i pastroni manualisht njollat e forta me një agjent pastrues para se të aktivizoni pastrimin me avull.

Pas përfundimit të ciklit, lëreni derën e furrës pak të hapur. Kjo bëhet për të mundësuar tharjen e plotë të sipërfaqes së brendshme të emaluar.

Nëse furra është e nxehtë brenda, pastrimi nuk aktivizohet. Prisni derisa furra të ftohet dhe provoni sërish.

Mos derdhni ujë me forcë në pjesën e poshtme. Bëjeni me të lehtë. Përndryshe, uji do të vërshojë në pjesën e përparme.

Pastrimi pirolitik

Funksioni pirolitik kryen pastrim termik në temperaturë të lartë. Ai eliminon mbetjet e yndyrave për të lehtësuar pastrimin manual.

1. Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset anësore dhe fshini manualisht pjesët e mëdha të papastërtive në pjesën e brendshme të furrës. Përndryshe, ato mund të shkaktojnë flakë gjatë ciklit të pastrimit, duke shkaktuar zjarr.

2. Rrotulloni zgjedhësin e modalitetit për të

zgjedhur .

Përdorimet

Shqip  33

NV75J5170BS_OL_DG68-00617E-01_SQ.indd 33

2015-06-04 �� 11:09:39

Page 305
Image 305
Samsung NV75J5170BS/OL manual Paralajmërim