Identifikimi në Njohja e fytyrës

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Përdoruesit mund t'i regjistrojnë fytyrat me anë të kamerës së televizorit dhe të identifikohen në llogaritë e tyre Samsung nëpërmjet njohjes së fytyrës. Vetëm një fytyrë mund të regjistrohet për një llogari. Në varësi të nivelit të ndriçimit të ambientit dhe/ose të hijeve mbi fytyrë, televizori mund të ketë vështirësi në njohjen e fytyrës së përdoruesit.

"" Lexoni udhëzimet përpara se të përdorni njohjen e fytyrës. Për më tepër informacion, drejtojuni "Lexojeni përpara përdorimit të Zëri, Lëvizja ose të Njohja e fytyrës".

Për të aktivizuar Njohja e fytyrës, fillimisht lidhni kamerën opsionale të televizorit me televizorin.

[[ Kamera opsionale e televizorit duhet të lidhet me folenë e dedikuar USB në pjesën e pasme të televizorit. Për këtë qëllim nuk disponohet asnjë fole tjetër USB.

Regjistrimi i fytyrës në Llogaria Samsung

Regjistroni fytyrën në Llogaria Samsung për të bërë të mundur që televizori t'ju njohë me anë të fytyrës. Krijoni një llogari të re nëse nuk keni një të tillë.

"" Fillimisht, duhet të lidheni me Llogaria Samsung.

111Navigoni në Redakto profilin (Smart Hub > Llogaria Samsung > Redakto profilin) dhe zgjidhni Regjistro fytyrën në ekranin e informacionit të llogarisë.

""

""

Për ta regjistruar fytyrën me anë të panelit të telekomandës virtuale, shtypni KEYPAD për të zgjedhur Llogaria Samsung aktive dhe më pas zgjidhni Redakto profilin.

Për ta regjistruar fytyrën me anë të panelit Lojërat Smart Hub, zgjidhni në ekran Llogaria Samsung ku jeni lidhur aktualisht dhe më pas zgjidhni Redakto profilin.

222

333

Lexoni informacionin në dritaren që shfaqet, zgjidhni OK dhe jepni fjalëkalimin e llogarisë.

Në ekranin e regjistrimit të fytyrës, zgjidhni Bëj foto dhe përputheni fytyrën me vijën me pika të kuqe që shfaqet në ekran. Vija me pika bëhet e gjelbër pas njohjes së fytyrës.

"" E gjithë fytyra juaj duhet të dallohet nga kamera. Sigurohuni që fytyra të jetë e ndriçuar mirë. Hijet pengojnë njohjen e saktë të fytyrës nga kamera.

"" Mbajeni shprehjen e fytyrës sa më neutrale. Përveç kësaj, mbajeni gojën të mbyllur, por në të njëjtën kohë sa më neutrale.

"" Për më shumë siguri, shënoni kutinë për të shtuar fjalëkalimin në procesin e lidhjes me anë të njohjes së fytyrës. Zgjidhni Provo sërish për të provuar sërish.

444Në ekranin e informacionit Llogaria Samsung, zgjidhni Ruaj. Kjo përfundon procesin e njohjes së fytyrës.