●● Adresat IP dinamike kundrejt atyre statike

Nëse rrjeti kërkon adresë IP dinamike, përdorni modem apo rrugëzues ADSL që mbështet protokollin e konfigurimit dinamik të pritësit (DHCP). Modemët dhe rrugëzuesit që mbështesin DHCP-në japin automatikisht adresën IP, maskën e nënrrjetit, portëkalimin dhe vlerat DNS që i nevojiten televizorit për të hyrë në internet, që të mos të duhet të caktohen manualisht. Shumica e rrjeteve shtëpiake përdorin adresë IP dinamike.

Nëse rrjeti kërkon adresë IP statike, futni manualisht adresën IP, maskën e nënrrjetit, portëkalimin dhe vlerat DNS gjatë konfigurimit të lidhjes me rrjetin. Për të marrë adresën IP, maskën e nënrrjetit, portëkalimin dhe vlerat DNS, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit (ISP).

Nëse rrjeti kërkon adresë IP statike, përdorni modem ADSL që mbështet DHCP-në. Modemët ADSL që mbështesin DHCP-në pranojnë edhe adresat IP statike.

●● Bluetooth

Teknologjia Bluetooth është një protokoll komunikimi me valë në distancë të shkurtër që mundëson shkëmbimin e informacioneve midis celularëve, laptopëve dhe kufjeve të lidhura me pajisje që mbështesin Bluetooth. Teknologjia Bluetooth është një protokoll komunikimi me valë në distancë të shkurtër që lidh celularët, laptopët dhe kufjet me pajisje që mbështesin Bluetooth. Kjo është e dobishme kur nevojitet lidhje me valë e elektricitetit të ulët brenda një distance 10 m.

●● Eterneti

Eternet është një LAN (rrjet lokal) që përdor kabllo koaksiale të standardizuara nga IEEE.

●● Lidhja Component

Lidhjet Component përdoren kryesisht për konsolat e lojërave dhe transmetojnë sinjale video duke e ndarë në një sinjal ndriçimi (Y) dhe dy sinjale ngjyrash (Pb dhe Pr). Foleja ka shënimin [Component IN]_(Pr, Pb, Y) në pjesën e pasme të televizorit. Në disa pajisje ndonjëherë ka shënimin Cr, Cb, Y. Cb dhe Cr janë konvertimet dixhitale të sinjaleve Pb dhe Pr.

Foletë normalisht janë me kode me ngjyra të kuqe (R), blu (B) dhe jeshile (G) dhe ofrojnë cilësinë më të mirë të mundshme të figurës për një lidhje analoge.