Shikimi në 3D

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Figurë > 3D

Opsioni 3D mundëson shikimin e materialeve mediatike dhe të transmetimeve 3D. Duhet të mbani syzet Samsung 3D Active për të luajtur material 3D. Syzet Samsung 3D Active të llojit infrakuq dhe syzet 3D të palëve të treta nuk mbështeten.

"" Përpara se të shikoni material 3D, lexoni me kujdes informacionet për shëndetin dhe sigurinë në lidhje me shikimin në 3D. Për më tepër informacion, drejtojuni seksionit "Masa paraprake për 3D".

"" Shfaqja e videos 3D në HD të plotë zakonisht përcaktohet nga cilësia e materialit.

Fillimi i luajtjes 3D

111

222

Luani material 3D ose hapni një kanal që po shfaq transmetim 3D. Vendosni syzet 3D Samsung dhe më pas zgjidhni 3D. Aktivizohet shikimi 3D.

Largësia ideale e shikimit është tri herë ose më tepër se lartësia e ekranit. Pamjet 3D mund të mos shfaqen nëse nuk zbatoni këndin ose distancën e rekomanduar të shikimit.

Veçoria 3D mund të mos funksionojë siç duhet nëse në afërsi funksionon një produkt tjetër 3D ose një pajisje elektronike. Nëse ka ndonjë problem, mbajini pajisjet e tjera elektronike sa më larg të jetë e mundur nga syzet 3D Active.

Pamjet 3D majtas dhe djathtas fillimisht mund të kenë mbivendosje kur ndizet televizori. Duhet pak kohë që të optimizohet ekrani dhe që të largohet mbivendosja.

Gjatë shikimit të televizorit në 3D ka disa kufizime:

●● Nisja automatike e Smart Hub çaktivizon modalitetin 3D. ●● FNF nuk mund të përdoret.

●● Disa opsione të Figurë çaktivizohen.