Në lidhje - Hyrja e jashtme

Përpara se të lidhni kabllo ose pajisje të jashtme me televizorin, fillimisht verifikoni numrin e modelit të televizorit. Në pjesën e pasme të televizorit ndodhet ngjitësja që përmban numrin e modelit. Mënyra e lidhjes ndryshon në varësi të modelit.

Drejtojuni skemës dhe lidhni kabllon AV me foletë e hyrjes AV të televizorit dhe foletë e daljes AV të pajisjes.

Nëse po përdorni foletë e hyrjes AV të televizorit, lidhni kabllon video me folenë Y. Disa modele vijnë dhe me fole video. Në këtë rast, lidhni kabllon me folenë video.

Pasi të jetë bërë lidhja, do të mund të zgjidhni pajisjen e lidhur të jashtme me anë të butonit SOURCE.