[[ Masat e sigurisë

Udhëzimet e mëposhtme të sigurisë jepen për të garantuar sigurinë tuaj personale dhe për të parandaluar dëmtimin e pronës. Lexoni sa më poshtë për të garantuar përdorimin e duhur të produktit.

●● Mos e vendosni produktin në vende të ekspozuara ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit, nxehtësisë, zjarrit ose ujit. Ekspozimi mund të shkaktojë keqfunksionim të produktit ose zjarr.

●● Mos ushtroni forcë mbi lentet e syzeve 3D. Mos e rrëzoni dhe mos e përthyeni produktin. Ushtrimi i forcës, rrëzimi ose përthyerja mund të shkaktojnë keqfunksionim të syzeve 3D.

●● Mbajini pjesët e syzeve 3D larg fëmijëve. Sigurohuni veçanërisht që fëmijët të mos gëlltisin ndonjërën prej tyre. Nëse fëmija gëlltit ndonjë pjesë të syzeve, konsultohuni menjëherë me mjekun.

●● Kur e pastroni, mos spërkatni ujë ose pastrues drejtpërdrejt mbi sipërfaqen e produktit. Spërkatja e syzeve me ujë ose solucion pastrimi mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike, dëmtim të sipërfaqes së produktit ose mund të shkaktojë lirimin e etiketave treguese në sipërfaqen e produktit.

●● Mos përdorni mbi produktin kimikate që përmbajnë alkool, tretës ose surfaktantë si dyllë, benzen, hollues, pesticid, freskues ajri, lubrifikues ose pastrues. Këto kimikate mund të shkaktojnë çngjyrosjen ose plasaritjen e pjesës së jashtme të produktit ose heqjen e etiketave ose të udhëzimeve. Për pastrimin e produktit përdorni vetëm lecka të buta si p.sh. fibra shumë të holla ose leckë prej pambuku, sepse sipërfaqja ose lentet plasariten me lehtësi. Për arsye se produkti mund të gërvishtet lehtësisht nga substancat e huaja, sigurohuni ta shkundni leckën përpara përdorimit.

●● Mos i çmontoni dhe mos u përpiqni t'i riparoni ose t'i modifikoni vetë syzet 3D Active.

●● Bëni kujdes të mos lejoni që fundi i pllakëzave mbajtëse të syzeve 3D Active t'ju dëmtojë sytë. ●● Mos i mbani syzet 3D kur flini. Mund t'u thyeni bishtat.

●● Përdorni duart për të vendosur ose për të hequr syzet 3D.

●● Përdorni vetëm bateritë e përcaktuara standarde. Kur ndërroni bateritë, futeni baterinë në mënyrë që polariteti i saj (+, –) të jetë i saktë. Nëse nuk i vendosni në këtë mënyrë mund të dëmtoni baterinë ose mund të shkaktoni zjarr, lëndim personal ose dëmtim të mjedisit për shkak të rrjedhjes së lëngut nga bateria. (vlen vetëm për SSG-5100).

●● Baterinë e përdorur mbajeni larg fëmijëve në mënyrë që të mos e gëlltisin aksidentalisht. Nëse fëmija ka gëlltitur baterinë, konsultohuni menjëherë me mjekun. (vlen vetëm për SSG-5100).

●● Gëlltitja e baterisë cilindrike (e llojit si kopsë) mund të shkaktojë dëmtim të rëndë të organeve të brendshme. Në këtë rast, kontaktoni menjëherë mjekun.