[[ Kujdes

INFORMACION I RËNDËSISHËM SHËNDETI DHE SIGURIE NË LIDHJE ME PAMJET 3D. LEXONI MASAT E MËPOSHTME PËRPARA SE JU OSE FËMIJA JUAJ TË PËRDORË FUNKSIONIN 3D.

●● Të rriturit duhet t'i kontrollojnë shpesh fëmijët që përdorin funksionin 3D. Nëse ka ankesa për lodhje të syve, dhimbje koke, marrje mendsh ose të përziera, ndalojani fëmijës shikimin e televizorit në 3D dhe sigurohuni që të pushojë.

●● Mos i përdorni syzet 3D për qëllime të tjera, si p.sh. syze të zakonshme, syze dielli, syze mbrojtëse etj.

●● Disa shikues mund të kenë shqetësime gjatë shikimit të televizorit në 3D, si marrje mendsh, të përziera dhe dhimbje koke. Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, ndërpriteni shikimin e televizorit në 3D, hiqini syzet 3D dhe pushoni për pak kohë.

●● Shikimi i filmave 3D për periudha të gjata kohe mund të shkaktojë lodhje të syve. Nëse keni lodhje të syve, ndërpriteni shikimin e televizorit në 3D, hiqni syzet 3D dhe pushoni për pak kohë.

●● Mos e përdorni funksionin 3D ose syzet 3D kur ecni ose lëvizni përreth. Përdorimi i funksionit 3D ose i syzeve 3D Active gjatë lëvizjes përreth mund të shkaktojë lëndime për shkak të përplasjes me objekte, pengimit dhe/ ose rrëzimit.

●● Mos i mbani syzet 3D kur flini. Mund të dëmtoni ose të thyeni bishtat.

●● Bishtat e syzeve 3D nuk janë të palosshme. Syzet 3D do të dëmtohen nëse ua palosni bishtat me forcë.

●● Mos i tundni në mënyrë të përsëritur syzet 3D të modelit SSG-3570. Tundja i ndez syzet dhe mund të shkaktojë shkarkimin e baterive më shpejt se normalisht.

●● Me syze të modelit SSG-5100GB ka rrezik shpërthimi nëse bateria nuk vendoset mirë. ●● Me syze të modelit SSG-5100GB, sigurohuni ta ndërroni baterinë me një të të njëjtit lloj.