Bllok. klas. të pro.

Transmetimi > Bllok. klas. të pro. Provo tani

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Bllok. klas. të pro. bllokon programet me klasifikim më të lartë sesa ato të dëshiruarat. Kjo është e dobishme për të kontrolluar se çfarë shohin fëmijët në televizor. Kjo nuk do të funksionojë për programet që vijnë nga burime të jashtme, si p.sh. lexues DVD ose skedarë USB.

Ky PIN kërkohet për të parë një program të bllokuar.

Bllok. klas. të pro. nuk disponohet në modalitet HDMI ose Component.

Aktivizimi i Regjimi loje

Sistemi > Përgjith. > Regjimi loje Provo tani

Modaliteti i lojës optimizon cilësimet e televizorit për të luajtur videolojëra në konsola si PlayStation™ apo Xbox™.

Kërkesat:

●● Modaliteti i lojës nuk mund të përdoret për shikim normal televizori.

●● Lidhni konsolën e lojërave përpara se të aktivizoni Modalitetin e lojës. Përndryshe cilësia e figurës mund të jetë e dobët.

●● Ekranin mund të dridhet pak.

●● Aktivizimi i modalitetit të lojës e cakton Regjim figure Standard dhe Regj. ting. Film.

●● Për të përdorur një pajisje tjetër të jashtme, fillimisht shkëpusni konsolën e lojës dhe çaktivizoni modalitetin e lojës.

Shikimi i ngjyrave të pasura dhe cilësisë së lartë të figurës (BD Wise)

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Sistemi > Përgjith. > BD Wise Provo tani

Lidhja e luajtësit Samsung DVD, luajtësit për Blu-ray ose i sistemit të kinemasë që mbështet BD Wise mundëson ngjyrat më të pasura dhe cilësinë më të mirë të mundshme të figurës. Aktivizimi i BD Wise optimizon automatikisht rezolucionin e televizorit.

"" Ky funksion disponohet vetëm kur pajisja e jashtme lidhet me kabllo HDMI.