Përpara përdorimit të funksionit Timeshift

●● Rekomandohet disk USB me shpejtësi prej 5400 rpm e lart. Sidoqoftë, disqet USB të tipit RAID nuk mbështeten.

●● Memoriet USB ose njësitë Flash nuk mbështeten.

●● Kapaciteti gjithsej i regjistrimit mund të ndryshojë në varësi të hapësirës së disponueshme të njësisë së diskut dhe të nivelit të cilësisë së regjistrimit.

●● Nëse hapësira e lirë e ruajtjes bie nën 500 MB gjatë punës së funksioneve Planifiko regjistrimin dhe Timeshift, vetëm regjistrimi do të ndërpritet.

●● Koha maksimale e disponueshme për funksionin Timeshift është 90 minuta. ●● Funksioni Timeshift nuk disponohet për kanalet e bllokuara.

●● Videot e regjistruara luhen sipas cilësimeve të televizorit.

●● Përpara se të përdoret funksioni Timeshift, duhet kryer Test i perform. së pajisjes në pajisjen ruajtëse USB të lidhur me televizorin. Për të kryer Test i perform. së pajisjes, zgjidhni TV e regjist. në panelin Në televizor ose Njësia USB në panelin MULTIMEDIA dhe zgjidhni pajisjen e regjistrimit.

●● Funksioni Timeshift mund të mbyllet automatikisht pasi të kapë kapacitetin maksimal. ●● Funksioni Timeshift kërkon të paktën 1,5 GB hapësirë të lirë në pajisjen ruajtëse USB.

●● Hapja e aplikacioneve, kalimi në kanal analog ose kalimi i televizorit në modalitet që nuk mbështet automatikisht funksionin Timeshift e përfundon funksionin Timeshift. Funksionimi i Timeshift rifillon nëse televizori kthehet sërish në kanale dixhitale.