Lidhja e pajisjeve celulare pa rrugëzues me valë (Wi-Fi Direkt)

Rrjeti > Wi-Fi Direkt Provo tani

Wi-Fi Direct mundëson lidhjen e pajisjeve celulare drejtpërdrejt me televizorin nëpërmjet teknologjisë me valë. Pas lidhjes së pajisjes me televizorin me anë të Wi-Fi Direct, mund të shikoni/luani skedarë videosh, fotosh dhe muzike nga pajisja në televizor.

"" Pajisja celulare duhet të mbështesë Wi-Fi Direkt. Sigurohuni që pajisja celulare që doni të përdorni mbështet Wi-Fi Direkt.

111Aktivizoni Wi-Fi Direkt në pajisjen celulare dhe më pas aktivizoni Wi-Fi Direkt. Televizori kërkon automatikisht listën e pajisjeve të disponueshme dhe e shfaq. Në pajisjen celulare shfaqet edhe emri i televizorit.

222Zgjidhni pajisjen nga lista për të filluar lidhjen. Nëse bëhet një kërkesë për lidhje nga televizori, në pajisjen celulare shfaqet mesazhi i lejimit dhe anasjelltas.

333Lejoni lidhjen. Kjo përfundon procesin e lidhjes.

Në lidhje - Samsung Link

Samsung Link ju mundëson të shikoni/luani lehtësisht skedarë fotosh, videosh dhe muzike nga pajisje celulare me Samsung Link të aktivizuar. Samsung Link përdoreni edhe për të luajtur e shfaqur materialet e një pajisjeje celular të regjistruar në Samsung Link nga llogaria juaj Samsung, edhe nëse pajisja celulare dhe televizori nuk janë të lidhur me të njëjtin rrugëzues ose pikëhyrje.

111Hapni aplikacionin Samsung Link në pajisjen celulare dhe më pas identifikohuni me llogarinë tuaj Samsung.

"" Për të përdorur Samsung Link, duhet të identifikoheni me llogarinë Samsung. Fillimisht krijoni një llogari Samsung nëse nuk e keni.

222Hapni shpejt dhe luani skedarë fotosh, videosh dhe muzike nga pajisja celulare që punon me aplikacionin Samsung Link nga llogaria juaj Samsung.

"" Për më tepër informacion rreth përdorimit të aplikacionit Samsung Link, drejtojuni seksionit të ndihmës në manual.