Lexojeni përpara e përdorimit tëSAMSUNG APPS

●● Për shkak të karakteristikave të produktit të përfshira në Smart Hub e Samsung, si edhe për shkak të kufizimeve në materialet e disponueshme, disa funksione, aplikacione dhe shërbime mund të mos disponohen në të gjitha pajisjet ose në të gjitha territoret. Disa veçori të Smart Hub mund të kërkojnë edhe pajisje periferike shtesë ose tarifa anëtarësimi. Për informacione të mëtejshme mbi të dhëna për pajisje të caktuara dhe ofrimin e materialeve, vizitoni http://www.samsung.com. Shërbimet dhe disponimi i përmbajtjes mund të ndryshohen pa njoftim paraprak.

●● Samsung Electronics nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore për ndërprerjen e shërbimeve të aplikacioneve të shkaktuar për çfarëdo lloj arsyeje nga ofruesi i shërbimit.

●● Shërbimet e aplikacioneve mund të ofrohen vetëm në anglisht dhe përmbajtja e disponueshme mund të ndryshojë, në varësi të zonës.

●● Për informacione të mëtejshme për aplikacionet, vizitoni faqen e internetit të ofruesit të shërbimit të aplikueshëm.

●● Lidhja e paqëndrueshme e internetit mund të shkaktojë vonesa ose ndërprerje. Për më tepër, aplikacionet mund të përfundojnë automatikisht në varësi të gjendjes së rrjetit. Nëse ndodh diçka e tillë kontrolloni lidhjen me internetin dhe provoni sërish.

●● Përditësimet dhe shërbimet e aplikacionit mund të bëhen të padisponueshme.

●● Përmbajtja e aplikacionit i nënshtrohet ndryshimeve nga ofruesi i shërbimit pa njoftim paraprak.

●● Shërbime të caktuara mund të ndryshojnë në varësi të versionit të aplikacionit të instaluar në televizor.

●● Funksioni i aplikacionit mund të ndryshojë në versionet e ardhshme të aplikacionit. Nëse ndodh kjo, aktivizoni tutorialin e aplikacionit ose vizitoni faqen e internetit të ofruesit të shërbimit.

●● Në varësi të politikave të ofruesit të shërbimit, disa aplikacione mund të mos i mbështesin detyrat e shumëfishta.