Lidhja me kompjuterin

Mund ta lidhni kompjuterin drejtpërdrejt me televizorin ose në rrjet për të parë ekranin e kompjuterit ose materialin në televizor. Lidhni kompjuterin me televizorin si më poshtë.

●● Lidhja nëpërmjet folesë HDMI

Mund ta lidhni kompjuterin me televizorin nëpërmjet kabllos HDMI për të shfaqur ekranin e kompjuterit në televizor.

●● Lidhja me folenë HDMI (DVI)

Mund të lidhni kompjuterin me televizorin duke lidhur folenë DVI të kompjuterit me folenë HDMI të televizorit me kabllon DVI-HDMI për të shfaqur ekranin e kompjuterit në televizor.

●● Lidhja nëpërmjet Samsung Link

Hyni shpejt në skedarët e fotove, videove dhe muzikës të ruajtur në kompjuter ku është instaluar softueri Samsung Link, edhe nëse nuk e lidhni televizorin drejtpërdrejt me kompjuterin.

●● Lidhja nëpërmjet rrjetit në shtëpi (DLNA)

Hyni shpejt te skedarët e fotove, videove dhe muzikës të ruajtur në kompjuter duke lidhur televizorin dhe kompjuterin me një njëjtin rrugëzues ose AP.