Aktivizimi i zërit (Cilësimet shtesë)

Ting. > Cilësimet shtesë Provo tani

Konfiguroni cilësime të tjera për dalje optimale të audios.

●● Niveli DTV i audios Provo tani

(Vetëm kanale dixhitale)

Televizori nuk mund ta kontrollojë lehtësisht volumin e audios dixhitale që i dërgon marrësit AV. Përdoreni këtë për të caktuar volumin e audios dixhitale në një nivel të përshtatshëm.

"" Në varësi të tipit të sinjalit të transmetimit, MPEG/HE-AAC mund të rregullohet ndërmjet -10dB dhe 0dB. "" Për ta rritur apo ulur volumin, rregullojeni përkatësisht në diapazonin 0 dhe -10.

●● Formati i audios, Vonesa audio

Ky Smart TV mbështet SPDIF. Sony Philips Digital Interface (SPDIF) ofron dalje dixhitale të audios tek altoparlantët dhe pajisjet e ndryshme dixhitale, ku përfshihen marrësit A/V dhe sistemet e kinemasë.

Formati i audios Provo tani

Zgjedh formatin e daljes së audios dixhitale (SPDIF). Formati i disponueshëm i daljes së audios dixhitale (SPDIF) mund të ndryshojë në varësi të burimit të hyrjes.

Vonesa audio Provo tani

Ky cilësim ndihmon në korrigjimin e mospërputhjeve kohore ndërmjet pjesëve audio dhe video kur shikoni televizor dhe dëgjoni audio nga pajisje audioje dixhitale. Aktivizimi i këtij funksioni shfaq një shirit rrëshqitës që mund ta përdorni për të rregulluar vonesën deri në 250 ms.

Dëgjimi i televizorit nëpërmjet Kufje me Bluetooth

"" Disponueshmëria varet nga zona dhe modeli specifik.

Ting. > Cilësimet e altoparlantit > Kufje me Bluetooth

Lidhni televizorin me kufjet me Bluetooth. Për informacione të mëtejshme rreth çiftimit, drejtojuni manualit të përdorimit të kufjeve me Bluetooth.

"" Teknologjia Bluetooth është një protokoll komunikimi me valë në distancë të shkurtër që mundëson shkëmbimin e informacioneve midis celularëve, laptopëve dhe kufjeve të lidhura me pajisje që mbështesin Bluetooth. Përpara përdorimin të pajisjeve Bluetooth, drejtojuni "Lexojeni përpara përdorimit të pajisjeve Bluetooth".

●● Lista e kufjeve me Bluetooth

Shfaq listën e kufjeve me Bluetooth që mund të çiftohen me televizorin. Zgjidhni kufjet me Bluetooth për të shfaqur opsionet e tyre të menysë. Mund të aktivizoni/çaktivizoni kufjet me Bluetooth ose t'i hiqni nga lista.

"" Nëse televizori nuk arrin t'i gjejë kufjet, vendosini më pranë televizorit dhe zgjidhni Rifreskim.

"" Nëse ndizni kufjet e çiftuara me Bluetooth, televizori i zbulon automatikisht dhe në vijim shfaq një dritare. Përdorni dritaren që hapet për t'i lidhur me lehtësi kufjet me Bluetooth.