Hapja e aplikacionit

Zgjidhni një aplikacion në ekranin SAMSUNG APPS për ta hapur.

Ikonat tregojnë si më poshtë:

●●

: Aplikacioni mbështet kontrollin e lëvizjeve.

●●

: Aplikacioni mbështet kontrollin me zë.

●●

: Aplikacioni është instaluar në pajisjen USB.

●●

: Aplikacioni mbështet tregues që mund të lëvizë me anë të Samsung Smart Control.

Aplikacionet e parazgjedhura

e-Manual

e-Manual i përfshirë përmban informacione.

Përdorimi i Web Browser

Web Browser është aplikacion shfletimi në internet. Me anë të Web Browser, mund të lundroni në internet në televizor në të njëjtën mënyrë siç do të bënit me anë të kompjuterit gjatë shikimit të një programi televiziv në FNF.

"" Përdorni tastierën dhe mausin për një shfletim më praktik në internet. "" Ekrani i shfletimit mund të ndryshojë nga ai në kompjuter.

Mënyrat e shfletimit

Web Browser ofron dy mënyra shfletimi: Shfletimi me treg. dhe Shfl. i lidhjes. Shfletimi me treg. mundëson lëvizjen e treguesit për zgjedhje ndërsa Shfl. i lidhjes mundëson përdorimin e shigjetave të drejtimit për të lëvizur

fokusin.

Mënyra e paracaktuar shfletimit e Web Browser është Shfletimi me treg.. Për të aktivizuar Shfl. i lidhjes, zgjidhni ikonën Shfl. i lidhjes.