Lëvizni në shiritin e navigimit në pjesën e poshtme të ekranit për të përdorur opsionet e mëposhtme:

●● Shikimi i listës së programeve të kanaleve dixhitale

Zgjidhni Udhëz. në fund të ekranit për të parë shpejt listën e programeve të secilit kanal dixhital. Mund të kontrolloni programet e planifikuara dhe madje të konfiguroni Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin.

"" Udhëzuesi ofron informacione vetëm për kanalet dixhitale. Kanalet analoge nuk mbështeten.

●● Rekomandimet për programet sipas kohës

Zgjidhni Pamja me vijë kohore në fund të ekranit për të parë rekomandimet e programeve për orare të ndryshme të ditës.

●● Videot më të përdorura

Zgjidhni Në trend në fund të ekranit për të parë materialet më në trend ose më të ndjekura në Twitter.

●● Shikimi i programit të regjistruar

Zgjidhni TV e regjist. në fund të ekranit për të parë programin e regjistruar.