Glosari

●● 480i/480p/720p/1080i/1080p

Në përgjithësi i referohet numrit të rreshtave efikase të skanimit që përcakton rezolucionin e ekranit. Ka dy mënyra skanimi: e ndërthurur dhe progresive.

––Skanimi

Projektimi sekuencial i pikëzave për të formuar figura. Sa më i lartë numri i pikëzave, aq më të qarta dhe të gjalla janë figurat.

––Progresiv

Metodë skanimi sekuenciale që skanon çdo rresht, njëri pas tjetrit.

––I ndërlidhur

Metodë skanimi me luhatje që skanon çdo dy rreshta deri në fund të ekranit dhe më pas mbush rreshtat e mbetura.

Shembull) Nëse numri i linjave horizontale të skanimit është 480i

Skanohen 240 rreshta nga fillimi në fund dhe më pas skanohen 240 rreshtat e mbetura për një total prej 480 rreshtash.

* Dallimet e përgjithshme ndërmjet 480i dhe 480p janë si më poshtë:

 

480i

480p

 

 

 

Frekuenca horizontale

15,75 Khz

31,5 Khz

 

 

 

FPS

30

60

 

 

 

Rreshta në ekran

480

480

 

 

 

●● ARC (kanali i kthimit të audios)

Në përgjithësi, duhet të lidhet një RCA e veçantë ose kabllo optik me qëllim që audioja e televizorit të dëgjohet nëpërmjet marrësit AV. Sidoqoftë me marrës që mbështesin ARC, audio dixhitale mund të transmetohet vetëm nëpërmjet kabllos HDMI.

●● DVI (Ndërfaqe pamore dixhitale)

Lidhja e folesë DVI të televizorit me folenë DVI të kompjuterit nëpërmjet kabllos HDMI-DVI ju lejon përdorimin e televizorit si monitor kompjuteri. Sidoqoftë, kabllot HDMI-DVI japin vetëm sinjale video. Duhet të lidhni një grup altoparlantësh me kompjuterin me anë të kabllos së veçantë për të dëgjuar audion e kompjuterit.

●● HDMI (High Definition Multimedia Interface)

HDMI është mënyra e transmetimit të sinjaleve video dhe audio nëpërmjet një kablloje të vetme.