Kontrolli i informacionit të programit aktual

Zgjidhni INFO për të parë informacion rreth programit aktual ndërkohë që shikoni televizor.

"" Për të parë informacionin e programit, duhet që fillimisht të caktoni orën në televizor. Caktoni Ora (Sistemi > Ora > Ora).

"" Informacioni i programit mund të ndryshojë në varësi të llojit të sinjalit hyrës dhe mund të mos disponohet për disa programe.

Përveç kësaj, zgjidhni butonin djathtas për të shfaqur informacion rreth programit vijues dhe shtypni Fut për të konfiguruar Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin për programin në vijim.

Ndryshoni sinjalin e transmetimit

Transmetimi > Antena Provo tani

Zgjidhni mënyrën tuaj të preferuar të marrjes së transmetimeve dixhitale.

Informacioni dhe fuqia e sinjalit dixhital

Mbështet > Vetë-diagnostikim > Informacioni i sinjalit Provo tani

Zgjidhni Mbështet > Vetë-diagnostikim> Informacioni i sinjalit. Shfaq informacionin dhe fuqinë e sinjalit të kanalit dixhital.

"" Nëse televizori është lidhur me një antenë të veçantë, mund ta përdorni informacionin e fuqisë së sinjalit për të rregulluar antenën për sinjal më të fortë dhe marrje më të mirë të kanaleve HD.

"" Kjo disponohet vetëm për kanalet dixhitale.