Rregullimi i figurës për shikim më të lehtë (Opsionet e figurës)

Figurë > Opsionet e figurës Provo tani

Zgjidhni Figurë > Opsionet e figurës për të bërë rregullime të tjera për një përvojë më të lehtë shikimi.

"" Kur televizori lidhet me kompjuter me kabllo HDMI-DVI, vetëm Ton. i ngjyrës mund të rregullohet.

Zgjidhni një Regjim figure dhe rregulloni cilësimet.

●● Ton. i ngjyrës Provo tani

Rregullon tonalitetin e ngjyrës. Cilësimi aplikohet për çdo Regjim figure veç e veç. Pas ndryshimit të Regjim figure, cilësimi përkatës aplikohet automatikisht.

"" Nëse Regjim figure caktohet në Dinamik, do të mund të zgjidhni vetëm Fresk ose Standard.

●● Pamja e pastër dixhitale Provo tani

Redukton figurën statike dhe hijet e shkaktuara nga sinjali i dobët. Zgjedhja e Vizualizimi automatik shfaq fuqinë e sinjalit në fund të ekranit. Shiriti i gjelbër tregon sinjalin më të mirë të mundshëm.

"" Disponohet vetëm për kanalet analoge.

●● Filtri i zhurmës MPEG Provo tani

Redukton zhurmën e MPEG dhe përmirëson cilësinë e videos.

●● Nivel i zi HDMI Provo tani

Disa pajisje të jashtme të lidhura me televizorin me kabllo HDMI mund të krijojnë probleme, si p.sh. nivel të ulët të së zezës, kontrast të ulët dhe ngjyra të zymta. Për ta kompensuar, përdorni Nivel i zi HDMI për të rregulluar nivelin e të zezës.

"" Kjo disponohet vetëm kur sinjali hyrës, lidhur me televizorin nëpërmjet folesë HDMI, caktohet në RGB444.