Përdorimi i funksioneve të menysë që shfaqet

Lëvizeni fokusin te programi që dëshironi dhe shtypni dhe mbani butonin Enter. Disponohen opsionet e mëposhtme:

"" Funksionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të programit të zgjedhur.

●● Regjistrimi i programit aktual

Mund të regjistroni menjëherë programin që po transmetohet në një kanal tjetër.

●● Shikimi i informacionit të detajuar

Mund të lëvizni në ekranin e informacionit të detajuar rreth programit të zgjedhur.

●● Rezervimi

Mund të konfiguroni Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin për programin.

Shikimi i informacionit të detajuar të programit

111

222

Lëvizeni fokusin te programi që dëshironi dhe shtypni dhe mbani butonin Enter. Shfaqet menyja Opsionet.

Nga menyja Opsionet në ekran zgjidhni Shiko hollës.. Shfaqet informacioni i detajuar rreth ekranit të programit të zgjedhur.

Në ekranin e informacionit të detajuar mund të gjeni më shumë informacion rreth programit të zgjedhur dhe mund të përdorni me lehtësi funksionet e mëposhtme:

●● Kalimi në kanal

Kaloni te kanali i programit të zgjedhur.

●● Regjistro

Mund të regjistroni programin.

"" Ky funksion disponohet vetëm për programet në transmetim.

●● Rezervimi

Konfiguroni Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin për programin.

"" Ky funksion disponohet vetëm për programet në transmetim.