Ekrani i pajisjes celulare në televizor (Pasqyrimi i ekranit)

Rrjeti > Pasqyrimi i ekranit Provo tani

Lidhni me valë në televizor pajisjen celulare që mbështet pasqyrim dhe luani në televizor skedarët e figurës dhe të zërit të ruajtur në pajisje. Pasqyrimi është funksioni që luan njëherësh në televizor dhe në pajisjen celulare skedarët e figurës dhe të zërit që ndodhen në pajisjen celulare.

"" Për të përdorur funksionin Pasqyrimi i ekranit, pajisja celulare duhet të mbështesë funksione pasqyrimi si p.sh. AllShare Cast ose Pasqyrimi i ekranit. Për të parë nëse pajisja celulare mbështet funksionin e pasqyrimit, vizitoni faqen e prodhuesit të pajisjes celulare.

"" Figura ose zëri mund të ndërpriten herë pas here në varësi të kushteve të rrjetit.

Lidhja nëpërmjet pajisjes celulare…

111

222

333

Në pajisjen celulare hapni Pasqyrimi i ekranit. Pajisja celulare kërkon për pajisjet e disponueshme për t'u lidhur.

Zgjidhni televizorin nga lista e rezultateve të kërkimit. Televizori shfaq një dritare. Në dritaren që hapet zgjidhni Lejo për t'u lidhur me pajisjen celulare.

"" Të gjitha pajisjet celulare të lejuara më parë do të lidhen automatikisht pa qenë nevoja të miratohen.

"" Nëse zgjidhni Refuzo, pajisja nuk do të shfaqet dhe nuk mund të aktivizohet në këtë mënyrë. Kaloni te Rrjeti > Pasqyrimi i ekranit > Menaxher pajis. për të lejuar pajisje celulare që keni refuzuar më parë.

Nuk po kërkohet për televizor në pajisjet celulare…

111Kaloni te Rrjeti > Pasqyrimi i ekranit për të hapur Pasqyrimi i ekranit. Gjithashtu, mund të zgjidhni Pasqyrimi i ekranit në listë duke shtypur SOURCE.

222Ekzekutoni pasqyrimin në pajisjen celulare. Shfaqni një listë gjatë kërkimit automatik për pajisje celulare.

333Zgjidhni televizorin dhe do të lidhet automatikisht.

"" Kur pajisjet celulare nuk lidhen, provoni ta fikni dhe ndizni televizorin.

Lejoni/Refuzoni lidhjen nëpërmjet pajisjeve celulare

"" Kjo disponohet vetëm për shikim kur pajisjet celulare lejojnë lidhjen.

111Kaloni te Rrjeti > Pasqyrimi i ekranit > Menaxher pajis. për të aktivizuar Menaxher pajis.. Kjo shfaq një listë të pajisjeve celulare që kërkojnë lidhje.

222Mund të lejoni ose të refuzoni lidhjet me pajisjet celulare.