●● Antena

Caktoni Burimi TV për të zgjedhur sinjalin e transmetimit.

●● Kanali

Caktoni Burimi TV për të zgjedhur kanalin.

●● Muzikë / Foto

Caktoni Burimi USB për të zgjedhur dosje në USB që përmban skedarë muzike ose foto. Zgjedhja e skedarëve muzikorë dhe fotografikë së bashku luan muzikën dhe shfaq fotot në të njëjtën kohë.

Kufizimet:

●● Ky funksion nuk do të funksionojë siç duhet nëse pajisja USB nuk përmban skedarë media apo nëse nuk është përcaktuar ndonjë dosje.

●● Fotoseria nuk do të nisë nëse ka vetëm një skedar fotografik në pajisjen USB. ●● Dosjet me emra të gjatë nuk mund të zgjidhen.

●● Përdorni gjithmonë emra të ndryshëm dosjesh në pajisjet e ndryshme USB.

●● Përdorni memorie USB ose lexues shumëkartësh. Kohëmat. i ndezjes mund të mos funksionojë me disa pajisje USB me bateri, luajtës MP3 ose PMP, pasi televizorit mund t'i duhet shumë kohë për ta njohur pajisjen.

Fikja e televizorit me anë të Kohëmat. i fikjes

Sistemi > Ora > Kohëmat. i fikjes Provo tani

Caktoni Kohëmatësin e fikjes që ta fikni televizorin automatikisht në një kohë të caktuar. Zgjidhni Sistemi > Ora > Kohëmat. i fikjes. Shfaqet dritarja e konfigurimit të kohëmatësit. Konfiguroni cilësimet vijuese:

"" Kohëmat. i fikjes disponohet vetëm nëse është vendosur Ora.

●● Konfig.

Specifikoni datat dhe kohëzgjatjen. Përdorni Manual për të përcaktuar ditët e javës.

●● Ora

Caktoni orën e fikjes automatike të televizorit.