Regjistrimi i programeve

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Mund t'i regjistroni programet aktuale dhe ato në vijim me anë të një pajisjeje USB, në vend që të përdorni regjistrues video.

Megjithatë, kjo disponohet vetëm për kanalet dixhitale. Ikona

shfaqet përbri kanaleve dhe programeve për të

cilat është caktuar Planifiko regjistrimin.

 

"" Rekomandojmë njësi disku USB me shpejtësi minimale 5400 rpm për regjistrimin në televizor. Memoriet USB nuk mbështeten.

"" Lexoni të gjitha masat paraprake përpara përdorimit të regjistrimit.

Krijimi i një pajisjeje regjistrimi USB

> Në televizor > TV e regjist. ose > MULTIMEDIA > Njësia USB

Për të regjistruar programe në pajisje USB të lidhur me televizorin, fillimisht pajisja duhet të formatohet për televizorin. Përdorni opsionin Formato pajisjen për të përgatitur pajisjen USB.

"" Formatimi i pajisjes USB fshin të gjitha të dhënat që gjenden në pajisje. Rezervoni të dhënat përpara se të vazhdoni. Samsung nuk do të mbajë përgjegjësi për skedarë të dëmtuar ose të humbur.

111

222

Hapni Smart Hub dhe zgjidhni TV e regjist. nga poshtë ekranit Në televizor.

Zgjidhni Formati dhe më pas zgjidhni Formato pajisjen. Kjo shfaq ekranin Formato pajisjen dhe mundëson formatimin e pajisjes për regjistrime televizive.

333Pas përfundimit të formatimit, pajisja USB testohet për të kontrolluar nëse është formatuar siç duhet. Do të mund të filloni përdorimin e pajisjes pas përfundimit të testit. Nëse pajisja nuk kalon testin, atëherë ajo nuk mund të përdoret për të regjistruar në televizor.