Një vështrim i shpejtë në shiritin e komandave dhe të gjendjes
Hapni Web Browser për ta shfaqur shiritin e komandave dhe të gjendjes në krye të ekranit. Disponohen artikujt e mëposhtëm:
●● Pas
Kaloni te faqja e mëparshme.
●● Përpara
Kaloni te faqja vijuese.
●● Faqeshënuesit dhe historiku
Kaloni në ekranin Faqeshënuesit dhe historiku. Në këtë ekran, shtoni faqen aktuale te faqeshënuesit ose zhvendosni, redaktoni ose fshini një faqe të shënuar. Hyni lehtësisht në faqet e vizituara duke kaluar në ekranin History (Historiku).
●● Faqja kryesore
Kaloni në ekranin kryesor.
●● Shiriti i adresës
Kontrolloni adresën e faqes aktuale ose jepni adresën e një faqeje interneti për të kaluar te faqja.
●● | Rifreskim / | Ndal |
Ringarkoni faqen aktuale ose ndërprisni ringarkimin e saj.